Raphinha: Flick ndryshoi mendësinë time NULL NULL 31.03.2025 23:11 31.03.2025 23:11 Raphinha ka treguar që Hansi Flick është arsyeja pse ai qe bindur të qëndronte te Barcelona. Braziliani ishte ndër më të kritikuarit sezonin e kaluar pavarësisht luftës së tij, teksa këtë sezon është ndër top kandidatët për Topin e Artë me performancat që i ka shfaqur. “Hansi Flick ka qenë shumë i qartë me mua që nga dita e parë: më tha se po llogariste tek unë, se do të isha një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë Raphinha. “Mendoj se kjo ndryshoi pak mendësinë time për të vendosur nëse do të largohesha apo jo”.