Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Superliga vazhdon edhe sot, vëmendja në Podujevë

NULL NULL
29.03.2025 10:29
Foto e kombinuar / FFK

Këtë të shtunë janë në program për t’u zhvilluar dy përballje shumë të forta në kuadër të javës së 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Xhiro e 26-të përmbyllet sot me këto dy ndeshje, pasi të enjten është luajtur një dhe të premten dy të tjera.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të dy rivalëve të viteve të fundit, Llapit dhe Ballkanit, e cila do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi në këtë xhiro hyn pas fitores 2-0 ndaj Suharekës në ndeshjen e fundit, ndërsa gjendet në pozitën e 9 dhe rrezikon rënien nga liga. Në anën tjetër, Ballkani duket se e ka siguruar Evropën, duke qenë në vendin e dytë në tabelë.

Kjo ndeshje transmetohet në kanalin sportiv Sport1 të platformës televizive numër një në vend, Artmotion, me fillim nga ora 14:00.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Dy skuadrat kanë nga 32 pikë, ndonëse në pozita të ndryshme tabelare. Ferizaj gjendet në të 6-tën, kurse Dukagjini në të 8-tën. Të dyja luftojnë për mbijetesë.

Këtë përballje mund ta ndiqni në kanalin sportiv Sport2 të platformës televizive Artmotion, me fillim nga ora 14:00.

lajme të ngjashme