Drita e “kolapson” Gjilanin, 3-0 për vetëm 24 minuta lojë NULL NULL 27.03.2025 14:35 27.03.2025 14:35 Arb Manaj duke e festuar golin e tij ndaj Gjilanit Drita është duke e demoluar rivalin e qytetit. Gjilani po pëson 3-0, pa kaluar as gjysmë ore lojë, njofton Klankosova.tv. Almir Ajzeraj, Rron Broja dhe Arb Manaj realizuan për “Intelektualët”, duke e gjunjëzuar kundërshtarin brenda vetëm 24 minutave të para. “Intelektualët” po marshojnë drejt titullit të katërt kampion, pasi me këtë triumf po shkojnë në kuotën e 57 pikëve, plot 14 më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani. Nga ana tjetër, “Skifterat” në vazhdim të kampionatit duhet t’i bëjnë llogaritë për mbijetesë, pasi në garë janë me plot gjashtë ekipe të tjera.