Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Orav: Normalizimi i marrëdhënieve, vendimtar për të ardhmen evropiane

NULL NULL
27.03.2025 13:59
Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar rëndësinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast tha se ky proces është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen.

“Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Orav për RTK2.

Sipas tij, ky është një hap kyç drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.

“Ndihma financiare ose paratë tona janë vetëm një mjet për të ndihmuar në zbatimin e reformave dhe për të ndihmuar të dyja palët të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai.

Duke folur për formimin e qeverisë së re, Orav deklaroi se procesi i formimit të qeverisë shpesh herë pas zgjedhjeve zgjat shumë.

“Kam dëgjuar ankesa se ky proces në Kosovë po zgjat shumë, por më e rëndësishmja është që vullneti i të gjithë votuesve të merret parasysh në mënyrë të duhur”, tha Orav.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rezultatet e zgjedhjeve të reflektojnë dëshirat e qytetarëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e negociatave.

 

lajme të ngjashme