JD Vance do të shkojë bashkë me gruan e tij në Grenlandë NULL NULL 26.03.2025 08:59 26.03.2025 08:59 Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance do të shkojë bashkë me gruan e tij, Usha në udhëtimin në Grenlandë të premten, një vizitë që pason kërcënimet e Donald Trump për të marrë nën kontroll ishullin. Çifti do të shkojë në bazën hapësinore Pituffik për të marrë një informim mbi çështjet e sigurisë së Arktikut dhe për të takuar anëtarët e forcave amerikane të stacionuara atje, sipas Shtëpisë së Bardhë. Usha Vance kishte planifikuar të udhëtonte në territorin danez për një vizitë kulturore përpara se burri i saj të njoftonte planet e tij. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, Mike Waltz, gjithashtu do të vizitojë këtë javë në një udhëtim të veçantë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët në Grenlandë i kanë kritikuar ashpër vizitat e planifikuara duke i cilësuar ato si mosrespektuese. Grenlanda – ishulli më i madh në botë, i vendosur midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik – është kontrolluar nga Danimarka, gati 3,000 km (1,860 milje) larg, për rreth 300 vjet. Ajo rregullon punët e saj të brendshme, por vendimet për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes merren në Kopenhagë. SHBA ka pasur prej kohësh një interes sigurie dhe një prani ushtarake atje që nga Lufta e Dytë Botërore