Afër, shumë afër Arnoldi te Reali NULL NULL 25.03.2025 13:01 25.03.2025 13:01 Trent Alexander-Arnold është gjithnjë e më pranë Real Madridit, pas spekulimeve që nisën një vit më parë. Klubi spanjoll ka dërguar një propozim zyrtar për kontratë te Alexander-Arnold dhe përfaqësuesit e tij. Diskutimet për detajet e marrëveshjes janë në zhvillim, dhe të gjitha palët e përfshira janë të bindura se marrëveshja do të finalizohet së shpejti. Ky transferim pritet të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos këtë verë.