Rusia dhe SHBA-ja do të kenë bisedime me përfshirjen e OKB-së, thotë negociatori NULL NULL 25.03.2025 08:25 25.03.2025 08:25 Ndërtesa e selisë së Kombeve të Bashkuara në New Zork, SHBA, 20 shtator 2022. REUTERS/Amr Alfiky Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ishin sfiduese, por të dobishme dhe Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në diskutime shtesë, tha një anëtar i delegacionit rus për agjencinë e lajmeve TASS. “Gjithçka u diskutua – pati një dialog intensiv, sfidues, por ishte shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët,” citohet të ketë thënë senatori rus Grigory Karasin, transmeton Klankosova.tv Karasin, një ish-diplomat, tha se bisedimet do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera – të paidentifikuara – do të përfshihen në to, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, duke përfshirë komunitetin ndërkombëtar, para së gjithash, Kombet e Bashkuara dhe vendet individuale,” tha ai. “Në përgjithësi, ishte përshtypja e një dialogu konstruktiv, i cili është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Amerikanët janë gjithashtu të interesuar për këtë,” tha Karasin. Një burim rus i tha Reutersit se një projekt-deklaratë e përbashkët ishte dërguar në Moskë dhe Uashington për miratim, me palët që synojnë ta publikojnë atë të martën.