Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria e dyta në grupin K për Botëror, Manaj dy gola në fitoren e Kuqezinjve

NULL NULL
24.03.2025 22:35

Shqipëria ka mundur Andorrën me rezultat të pastër 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Sylvinho vendosi në sulm treshen Armando Broja – Rey Manaj – Arbër Hoxha, e që i doli shumë mirë si strategji, pasi faza e sulmit u duk tejet e gjallëruar.

Kuqezinjtë e nisën pjesën e parë furishëm, dhe Rey Manaj fillimisht shënoi në minutën e nëntë i asistuar nga Kristian Asllani.

Ai realizoi të dytin në minutën e 20-të pas një super depërtimi në zonë të Armando Brojës i cili më pas ia shërbeu topin për golin e dyfishimit të epërsisë.

Edhe në pjesën e dytë Shqipëria dominoi takimin, mirëpo shënoi vetëm një gol, krejt në fund përmes Myrto Uzunit në minutën 90+2′.

Ata pësuan nga Anglia në mesjavë në xhiron e parë, dhe tani momentalisht zënë vendi ne dytë në grupin K me tri pikë, tri më pak se Anglia në të parin me gjashtë sosh, pasi Tre Luanët mundën Letoninë sonte, 3:0.

lajme të ngjashme