Erdogan thotë se opozita është përgjegjëse për protestat NULL NULL 24.03.2025 20:54 24.03.2025 20:54 Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve”. Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, Erdogan ka bërë thirrje që të ndalojnë protestat. Derisa shton se “opozita nuk duhet të luajë me nervat e popullit”. “Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”. “Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”. “Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit.” / Klankosova.tv