Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK-ja me një mini-dokumentar të bukur të rrugëtimit të Kosovës në Murcia

NULL NULL
24.03.2025 17:26

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar një dokumentar të shkurtër të udhëtimit dhe triumfit eventual të Dardanëve ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.

Kosova mposhti islandezët 1:3 me tregolëshin e “piratit të pafalshëm”, Vedat Muriqi.

Duke ngadhënjyer ndaj tyre, kosovarët arritën sukses historik duke u ngjitur në Ligën B të Kombeve.

Dokumentari përcjell udhën e yjeve deri në Spanjë, momente nga stërvitjet, atmosferën e tifozëve që shkuan ta ndjekin kombëtaren, momentet më të forta të ndeshjes dhe festën në zhveshtore.

lajme të ngjashme