Delibashiq i Prishtinës shpallet MVP i javës NULL NULL 24.03.2025 13:11 24.03.2025 13:11 Sigal Prishtina e ka mposhtur Trepçën në “El Clasicon” e basketbollit me rezultat 85:79. Tani, dy gjigandët janë barazuar me pikë në tabelë. Lojtarët më të dalluar të kësaj përballje ishin Rashid Delibashiq, me 18 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, si dhe Josh Nzeakor, i cili kontribuoi me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. Delibashiq, është shpallur edhe “Lojtar i javës” nga Federata e Basketbollit.