Prishtina “shtrëngohet” edhe në periodën e tretë, udhëheq ndaj Trepçës NULL NULL 23.03.2025 21:23 23.03.2025 21:23 Sigal Prishtina po vazhdon të udhëheq në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet ndaj Trepçës. 63-59 është rezultati aktual në semafor, kur kanë mbetur edhe 10 minuta deri në përfundim të kryendeshjes kampionale të xhirosë së 25-të, raporton Klankosova.tv. Çereku i parë i takoi “Plisave” që e përfunduan me avantazh prej katër pikëve, 20-16, kurse në fraksionin e dytë, mysafirët u treguan për dy pikë më të mirë, 21-23. Nëse prishtinasit arrijnë të dalin triumfues nga ky ballafaqim, atëherë do të barazohen në tabelë me “Torcidën”, me nga 41 pikë, dy më pak se Bashkimi i vendit të parë. Aktualisht Prishtina ka 15 fitore e 9 humbje, kurse Trepça 16 herë ka triumfuar, karshi 8 disfatave. Këtë super ndeshje ndërmjet dy skuadrave më të trofeshme kosovare, mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion! Komentator, Agon Fehmiu!