Peci: Qeveria e sheh Kushtetuesen si me qenë gjykatë e Serbisë (VIDEO) NULL NULL 22.03.2025 17:11 22.03.2025 17:11 Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë se i vetmi institucion që mund të ndryshojë nenet e draft-statutit të Asociacionit është Gjykata Kushtetuese. Mirëpo, Peci shton se udhëheqësit e Qeverisë së Kosovë, besimin dhe sjelljen ndaj kësaj gjykate e kanë më shumë si të ishte e Serbisë, dhe jo e vendit të tyre, transmeton Klankosova.tv. “E kalon apo jo testin, unë mendoj se ky draft-statut të nënshkruhet, të shndërrohet në statut, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, e pastaj institucionet përgjegjëse të Kosovës, ku edhe vet Presidenca mund t’i çojë komente atje, edhe grupet parlamentare, aty mandej zhvillohet beteja juridike. Dhënia e komenteve tani tek Bashkimi Evropian nuk çon peshë, sepse ky draft nuk mund të ndryshohet tani nga Bashkimi Evropian. I vetmi institucion është Gjykata Kushtetuese”. “Unë e kam thënë që sjellja dhe mosbesimi jonë ndaj Gjykatës Kushtetuese, jo e jona por e udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës, është si me qenë kjo Gjykatë Kushtetuese e Serbisë e jo e Kosovës. Kjo lloj frike është me dërgu këtë draft aty”, tha ish-diplomati në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 16 orë më parë