Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria s’i bën ballë “Tre Luanëve”, mposhtet në “Wembley” (VIDEO)

NULL NULL
21.03.2025 20:45

Në Klan Kosova, televizionin më të madh në vend, po transmetohet ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2026.

Shqipëria e nis sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror, direkt nga stadiumi ikonik anglez, “Wembley”.


90:00 – Shqipëria s’i bën ballë “Tre Luanëve”, mposhtet në “Wembley” 

Anglia e ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror ndaj Shqipërisë me rezultat 2-0.

Që nga fillimi, “Tre Luanët” ishin dominues në fushë, ku epërsinë e parë e arritën në minutën e 20-të të takimit me anë të Leëis-Skellyt.

E, pas gjysmë ore lojë, Shqipëria rrezikoi për herë të parë portën e vendasve, ku topi goditi traversën, por që s’e kaloi vijën fatale.

“Shqiponjat” e nisën mirë pjesën e dytë, ku patën disa raste të mira, por që nuk arritën t’i konkretizonin, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Anglia e ndëshkoi Shqipërinë sërish në minutën e 77-të, ku Kane e shfrytëzoi gabimin e Ajetit.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e fundit të grupit K, ndërsa Anglia renditet e para.

70′ Kanë mbetur edhe 20 minuta lojë në “Wembley”, ku rezultati po vijon të mbetet ai i minutës së 20-të. Trajneri i kombëtares shqiptare e ka bërë një ndryshim në formacion, ku në minutën e 63-të e ka futur në lojë Armando Brojën në vend të Nedim Bajramit.

60′ Një orë lojë kanë kaluar në “Wembley”, ku “Tre Luanët” po vazhdojnë ta kenë epërsinë e krijuar në minutën e 20-të të takimit. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë, asnjëra kombëtare nuk rrezikoi portën kundërshtare.

46’ Ka nisur pjesa e dytë mes Anglisë dhe Shqipërisë. “Tre Luanët” po udhëheqin minimalisht ndaj “Shqiponjave” që nga minuta e 20-të.

45:00 – Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit mes Anglisë dhe Shqipërisë. “Tre Luanët” po udhëheqin që nga minuta e 20-të e takimit me anë të Lewis-Skellyt.

Në anën tjetër, Shqipëria rrezikoi portën e Anglisë për herë të parë në minutën e 30-të ku topin e ndali traversa.

Anglia pati mundësi që ta dyfishonte epërsinë pak para fundit të pjesës së parë, ku fillimisht gjuajtjen e Bellinghamit e priti Strakosha, kurse atë të Kane e bllokoi kapiteni Gjimshiti.

40’ Pesë minuta para fundit Anglia pati mundësi të artë që ta dyfishonte epërsinë, ku goditjen e Bellinghamit e ndali Strakosha, kurse gjuajtjen e Kane e bllokoi Gjimshiti.

35’ Kanë kaluar më shumë se gjysmë ore lojë në “Wembley”, ku Shqipëria e pati një rast të mirë shënimi pas një tollovie në zonën e Anglisë, por topin e ndali traversa. Aktualisht Anglia po udhëheq me rezultat 1-0 që nga minuta e 20-të

30′ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në “Wembley”, ku Shqipëria për herë të parë rrezikoi portën e “Tre Luanëve”. Aktualisht Anglia po udhëheq 1-0 me golin e Lewis-Skellyt i cili shënoi në minutën e 20-të

20′ Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë në minutën e 20-të të takimit. Golashënues për anglezët është Lewsi-Skelly.

15’ Pesëmbëdhjetë minutat e para të ndeshjes i takojnë Anglisë, e cila po e dominon ballafaqimin me Shqipërinë, por që asnjëra kombëtare s’ka gjetur rrugën e portës deri më tani.

10′ Po luhet minuta e 10-të e ballafaqimit Angli – Shqipëri, e cila po vazhdon të mos sjell asnjë rast të rrezikshëm për kombëtaret në fushë, por me dominimin e vendasve.

5′ – Kanë kaluar 5 minuta lojë në “Wembley”, ku posedimi i topit po i takon “Tre Luanëve”, të cilët po mundohen që ta çajnë mbrojtjen kuqezi, por pa sukses.

1′ – Të parët që luajnë me topin janë lojtarët kuqezinjë.

lajme të ngjashme