Dellova pas triumfit ndaj Islandës: Në Spanjë shkojmë vetëm për fitore (VIDEO) NULL NULL 20.03.2025 23:34 20.03.2025 23:34 Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, pas realizimit të golit të tij, dhe fitores kundër Islandës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve, u shfaq tejet i gëzuar. Për Klan Kosova, Dellova tha se është ndjenjë e veçantë kur Kosova fiton, duke shtuar se ndihet i lumtur që ndihmoi ekipin drejt fitores së rëndësishme. “Është ndjenjë shumë e veçantë, duke marr parasysh që të gjithë të rinjtë e kanë këtë ëndërr, e presin këtë mundësi, kështu që jam shumë i lumtur që arrita ta ndihmojë ekipin”, tha Dellova, transmeton Klankosova.tv. Futbollisti shqiptar thotë se golin që e dha, si mbrojtës që është, nuk e priti dhe aq shumë. “Si mbrojtës, këtë gol nuk e kam pritur shumë, por besoj që gjithmonë jap më të mirën nga vetja për Kombëtaren, kështu që më e rëndësishmja është të fitojmë gjithmonë, shënoj apo nuk shënoj, nuk është shumë e rëndësishme”. Dellova pati edhe disa fjalë miradije për kapitenin e Kosovës, partnerin e tij në mbrojtje, Amir Rrahmanin. “Amiri, siç e dimë, luan në ekipin më të mirë në Itali, kështu që mësoj shumë nga ai, marr të gjitha të mirat nga ai, më ndihmon shumë, më flet, dhe unë mendoj se jam duke ia shpërblyer me të mira”. E qendërmbrojtësi shprehet i bindur se Kombëtarja do të korrë fitore edhe në ndeshjes kthyese me Islandën, që do të luhet në Spanjë. “Duke parë çfarë ekipi kemi, kemi mundësi të mëdha, vetëm për fitore atje, për asgjë tjetër nuk shkojmë”, tha Dellova.