Disa lagje në Prizren tash e pesë muaj me reduktime të ujit (VIDEO) NULL NULL 20.03.2025 11:57 20.03.2025 11:57 Raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova Përgjatë pesë muajve të fundit, lagjet Tusuz dhe Hoçë e disa zona të tjera në qytetin e Prizrenit janë duke u përballur me reduktime të gjata të furnizimit me ujë. Reduktimet fillojnë çdo ditë nga ora 20:00 deri në orën 10:00 të mëngjesit dhe gjatë muajit të Ramazanit janë shtuar edhe një orë tjetër, duke nisur nga ora 19:00. Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët ankohen për mungesën e ujit dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme. Kështu bëri të ditur, gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: