Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ora e njëjtë ju bashkon sonte në Art Motion

NULL NULL
20.03.2025 10:03

Art Motion sjell sonte një natë spektakolare futbolli, ku pesë superndeshje zhvillohen në të njëjtën kohë.

Nga ora 20:45, dy gjigantët e futbollit evropian, Italia dhe Gjermania, përballen në një sfidë të fortë që transmetohet në Sport 1, me komentim nga Andin Lokaj.

Në të njëjtën kohë, në Sport 2, do të zhvillohet një tjetër duel i zjarrtë mes Spanjës dhe Holandës, ku teknikës spanjolle do t’i kundërvihet forca sulmuese e “Tulipanëve”, me komentim nga Naim Selmani, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, një rikthim emocionues i finales së Kupës së Botës 2018 mes Kroacisë dhe Francës pritet të dhurojë spektakël në Sport 3, me komentim nga Andi Shabani.

Në Sport 4, Danimarka dhe Portugalia do të masin forcat në një përballje mes organizimit të fortë danez dhe yjeve të skuadrës portugeze.

Ndërsa për ata që ndjekin futbollin turk, sfida Hungari – Turqi, pjesë e Playoff-it, zhvillohet në ora 18:00 dhe transmetohet në kanalin e parë të platformës kryesore shqiptare Art Motion.

Por ndërsa kombëtaret më të mëdha luftojnë për lavdi, Kosova ka sfidën e saj jetike ndaj Islandës, gjithashtu në 20:45, për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kjo përballje, do të transmetohet në kanalin e RTK-së.

Pesë ndeshje të mëdha, një orar i njëjtë – zgjedhja mbetet tek ju!/Klankosova.tv.

 

 

 

lajme të ngjashme