Çmimet në qiell, kosovarët e varfër – ja çfarë nuk mund të përballojnë (VIDEO) NULL NULL 19.03.2025 10:27 19.03.2025 10:27 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar një anketë mbi përballueshmërinë e familjeve kosovare në kushtet aktuale ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Sipas rezultateve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme. Kështu janë deklaruar qytetarët: Sa e kanë të vështirë familjet kosovare të paguajnë shpenzimet e zakonshme? • Me vështirësi të mëdha: 5.4% • Me vështirësi: 15.3% • Me disa vështirësi: 44.1% • Mjaft lehtë: 14.2% • Lehtë: 19.9% • Shumë lehtë: 1.1% A mund ta përballojnë familjet kosovare një shpenzim të papritur prej 200 eurosh? • Po: 44.3% • Jo: 55.7% A mund të përballojnë një vakt me mish ose peshk çdo dy ditë? • Po: 63% • Jo: 36.5% Megjithatë, përballueshmëria bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë për investime afatgjata, si blerja e mjeteve shtëpiake apo ngrohja e shtëpisë gjatë dimrit. Për më shumë detaje mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe ndikimin e rritjes së çmimeve, ndiqni analizën e plotë nga gazetari Enis Reçica, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova: