Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rudari kujton kur kishte rivarrosur bashkëluftëtarin, flet për ndjenjën e varrimit të Haxhi Thaçit (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2025 18:24

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Rudari, ka kujtuar kohën kur e kishte rivarrosur bashkëluftëtarin e tij, duke thënë se vdekja e babait të Hashim Thaçit, Haxhiut, e ka kthyer në atë moment.

“Natyrisht që është e randë, pikë së pari për vetë Hashimin, për gjithë familjen, kur dihet tani se i mungon një personalitet i tillë siç ishte Hashimi”, ka thënë Rudari në DPT Te Fidani.

“Më emocionove që në fillim tani me këtë pjesën e luftës, dhe ma përkujtove një bashkëluftëtar që kam pasur në luftë, kam qëndruar gjatë gjithë kohës afër tij, e kam rivarrosur pas tetë muajsh me duart e mia, dhe ma rikujtove automatikisht dhe e di çfarë ndjenje është ndjenja e tillë që kur kujton njeriu atë që kanë bërë për luftën dhe është jashtëzakonisht e rëndë tani për vetë Hashim Thaçin, sikur për Kadri Veselin, për gjithë këta që e provuan luftën, kaluan shumë sfida, shumë peripeci dhe në fund mos me qenë afër familjarëve të tyre, për t’ua dhënë lamtumirën e fundit”.

“Po, unë kam qenë me Kadri Qerimin, të ndjerin, kam qenë afër gjatë luftës dhe se i ndjeri së bashku me babanë e tij kanë dhënë jetën për këtë vend, për këtë liri, dhe ai është varrosur në një pjesë malore ku aty ka rënë heroikisht, ndërsa unë së bashku me familjen e tij e kemi rivarrosur, dhe me shumë bashkëluftëtarë, por unë jam futur brenda në varr për ta marrë trupin e të ndjerit, për ta vendosur në një qese tjetër dhe për ta rivarrosur diku tjetër, dhe nuk e harroj për jetë që trupin e tij kur e kam kapur në dorë, çfarë ndjenje kam pasur”.

lajme të ngjashme