Çka ndodhi sot në protestën e qytetarëve në Koçan? NULL NULL 17.03.2025 20:29 17.03.2025 20:29 Qytetarët në Koçan të Maqedonisë së Veriut gjatë tërë ditës kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në klubin e natës në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj. Protestuesit tw revoltuar nisën marshin protestues nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit. “Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve. Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Gjithashtu përmbysën një makinë që sipas protestuesve është i pronarit të klubit. Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij./Alsat.mk