Malet e Kamenicës: Zjarrfikësit në vijën e parë të frontit me flakët NULL NULL 16.03.2025 16:35 16.03.2025 16:35 Ditëve të fundit në Kosovë zjarret janë shndërruar në një problem tejet të madh. Në disa rajone të vendit kanë shpërthyer flakët, ku për disa ditë janë regjistruar disa raste. Ditën e djeshme janë shpërndarë “pamjet apokaliptike” të Maleve të Kamenicës. Ndërkaq sot, Klan Kosova ka shkuar në vendin e ngjarjes për të parë si është situata. Aty zjarrfikësit ishin në vijën e parë të frontit. Ata arritën që t’i shuajnë flakët, por tym ka ende sepse po shpërndahet nga era e fuqishme në atë pjesë. Zjarrfikësit nuk po kanë mundësi të ngjiten në pjesët më të larta.