Hendboll: Kosova e mposht ShBA-në, një hap afër botërorit NULL NULL 15.03.2025 21:32 15.03.2025 21:32 Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll është një hap afër kualifikimit në Kampionatin Botëror. “Dardanët” sonte e mposhtën ShBA-në me rezultat 27:26. Nesër djelmoshat tanë do të kenë punë me Nigerinë, që në gjysmëfinale e mposhtëm Uzbekistanin me rezultat e thellë, 43:29. Në rast të fitores, Kosova do të jetë pjesëmarrëse e botërorit të hendbollit në kategorinë U18-të. Më të dalluarit në fitoren e Kosovës ishin Olsi Mulaj dhe Amar Muqolli. Të dy hendbollistët e rinj i kishin nga nëntë gola./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Hera e dytë në garat evropiane, Malisheva mund të përballet edhe me skuadra shqiptare 1 orë më parë