Sorensen viziton Kosovën javën e ardhshme NULL NULL 14.03.2025 10:05 14.03.2025 10:05 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën tjetër ta vizitojë Kosovën. Klan Kosova merr vesh se ai do të qëndrojë në vendin tonë më 17,18 dhe 19 mars. Lajmin për vizitën e parë të diplomatit danez në Kosovë, e bëri të ditur ditë më parë edhe gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri gjatë emisionit “Info Magazine”. Kjo do të jetë vizita e parë e diplomatit danez në Prishtinë, i cili mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar. Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti sllovaku, Miroslav Lajçak. Sorensen pritet që në mars ta vizitojë Kosovën