Chelsea me fitore minimale siguron çerekfinalen e Conference League NULL NULL 13.03.2025 23:15 13.03.2025 23:15 Chelsea me fitore minimale ndaj Copenhagen e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Conference League. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me vetëm një rast të mirë shënimi për mysafirët, por që Viktor Claesson nuk arriti që ta mposhte portierin. Vetëm 10 minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kiernan Dewsbury-Hall tundi rrjetën kundërshtare, e që ishte e mjaftueshme për kalimin tutje, ku rezultati përfundimtar ishte 3-1, pasi londinezët e patën fituar në Danimarkë edhe ndeshjen e parë, njofton Klankosova.tv. Çerekfinalen sonte e siguruan edhe Fiorentina e Betisi, ndërsa ballafaqimi mes Legias e Moldes ka shkuar në vazhdime.