Gati për aktin e dytë madrilen, Simeone me dy ndryshime, te Reali starton Modriç NULL NULL 12.03.2025 20:38 12.03.2025 20:38 Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti kanë publikuar formacionet me të cilat do t’i kundërvihen njëri-tjetrit. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, i takoi kampionëve të Evropës të cilët fituan 2-1, kurse sonte Atletico do të synojë ta përmbys rezultatin. Për dallim nga ballafaqimi i kaluar, trajneri vendas, Diego Simeone ka bërë dy ndryshime në formacion, njofton Klankosova.tv. Reinildo dhe Gallagher e nisin takimin nga fillimi, në vend të Galan dhe Lino. Nga ana tjetër, Carlo Ançelotti ka bërë vetëm një lëvizje, ku sonte starton kapiteni, Luca Modriç, në vend të Camavinga. Këtë super përballje mund ta ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Art Motion, në kanalin e parë të Radio Televizionit të Kosovës.