Përmbyset Lille, Dortmund shpërthen në pjesën e dytë NULL NULL 12.03.2025 20:17 12.03.2025 20:17 Avantazhin e krijuar në pjesën e parë, Lille nuk arriti ta menaxhojë gjatë. Borussia Dortmund është rikthyer fuqishën në fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë, njofton Klankosova.tv. Fillimisht rezultatin e barazoi Emre Can nga penalltia, në minutën e 54′, kurse një goditje e fortë e Maximilian Beier, e pandalshme për portierin e skuadrës vendase, i dha epërsinë ekipit mysafir. Goditja e Beier që i dha avantazhin Dortmundit Ndeshja e parë e zhvilluar në “Signal Iduna Park” ishte mbyllur 1-1, andaj me rezultatin e sotëm, Edon Zhegrova me shokë u eliminuan nga gara më prestigjioze evropiane për klube.