Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas Kosovës, Rutte në ShBA – Trumpi e pret të enjten në Shtëpinë e Bardhë

NULL NULL
11.03.2025 20:59

Pas vizitës që pati sot në Kosovë, shefi i NATO-s, Mark Rutte vazhdon turin e tij të vizitave, duke ndaluar në Washington.

Është presidenti, Donald Trump ai i cili do ta pres Mark Rutten në takim, ka bërë të ditur sonte Shtëpia e Bardhë, transmeton klankosova.tv.

Derisa siç shkruan Reuters, Trump do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Kujtojmë se shefi i NATO-s sot zhvilloi takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimet u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.

 

lajme të ngjashme