“Kapitullon” Benfica nga spektakli i dyshes Raphinha-Yamal, Barça thuajse në çerekfinale NULL NULL 11.03.2025 19:37 11.03.2025 19:37 Në minutën e 11-të të ndeshjes, Yamal servoi një asistim të bukur për bashkëlojtarin e tij, Rafinha, duke i dhënë epërsinë Barcelonës ndaj Benficas. Portugezët me atë të Otamendit u rikthyen në lojë, duke barazuar menjëherë rezultatin, pa kaluar as 120 sekonda të plota nga realizimi i vendasëve. Por sërish doli në skenë 17 vjeçari, Lamine, duke shënuar një super gol, për ta rikthyer avantazhin në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, raporton Klankosova.tv Barcelona 3-1 Benfica (HT) Realizatori i parë, rezultoi edhe i fundit, sa i përket këtij 45 minutshi. Braziliani Raphinha i dërgoi “Blaugranat” në pushim, me dy gola diferencë, gjegjësisht tri sosh në të dyja ndeshjet. Ky duel e ka peshën e një bilete për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku “Katalunasëve” u mjafton edhe barazimi, duke qenë se e fituan 0-1 aktin e parë në Lisbonë. Barcelona – Benfica po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!