Avancimi i raporteve me NATO-n, Osmani: Çështje komplekse, shkak mosnjohja nga katër vendet anëtare NULL NULL 11.03.2025 15:43 11.03.2025 15:43 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur rreth avancimit të raporteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n. Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me sekretarin e Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, ajo tha se lidhur me këtë duhet unanimitet brenda kësaj organizate. Por, Osmani tha se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, FSK-ja e ka mandatin e plotë për ta mbrojtur sovranitetin e vendit. “Vendimet në NATO merren me unanimitet dhe janë katër vende anëtare që akoma nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës dhe kjo e shndërron çdo vendimmarrje rreth avancimit të raporteve mes FSK-së dhe NATO-s në një çështje jashtëzakonisht komplekse. Megjithatë kjo nuk nënkupton që FSK-ja nuk e ka mandatin e plotë ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet e miratura si forcë që e mbron sovranitetin e vendit”, tha ajo. E para e shtetit shtoi se vendi është i përkushtuar për të kontribuar në misionet paqëruajtëse në botë. Ajo tha se përveç marrëveshjeve dypalëshe me ShBA-të dhe Britaninë e Madhe, tani janë duke negociuar edhe me vendet e tjera/ Klankosova.tv