Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë

NULL NULL
11.03.2025 11:28
Flamujt, Kosova dhe Gjermania

Kosovarët që jetojnë në Gjermani më s’do të regjistrohen si shtetas serbë.

Këtë lajm të mirë sot ua dha ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ajeti tha se ky rezultat erdhi falë angazhimit diplomatik, për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar prej vitesh.

“Në vazhdën e përpjekeve tona të pandërprera dhe komunikimet e shumta me institucionet tona gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Federale, Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe Ministrinë Federale të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit e Kosovë të regjistrohen si shtetas të saj, dhe assesi të evidentohen më si shtetas serbë”, deklaroi Ajeti./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.