Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studentët në Serbi mbajnë të bllokuara hyrjet e dy televizioneve

NULL NULL
11.03.2025 09:26

Studentët serbë që nga mbrëmë kanë bllokuar ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd dhe Radiotelevizionit Vojvodina (RTV)  në Novi Sad, ku ka forca të forta policore.

Shkaku i menjëhershëm i bllokadës ishte deklarata e një gazetari të RTS-së, i cili gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i quajti studentët turmë, raporton Nova.rs, transmeton Klankosova.

Një incident ka ndodhur para ndërtesës së RTS-së në qendër të Beogradit mbrëmë, kur policia e atjeshme ka thyer murin njerëzor të studentëve të cilët kanë bllokuar hyrjet e televizionit publik serb

Bllokada do të zgjasë 22 orë.

Protestat në këtë vend nisën pas vdekjes së 15 personave në nëntor të vitit të kaluar që ndodhi si pasojë e shembjes  së një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

 

lajme të ngjashme