Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afro 300 zjarre në tri ditë: Toka po shkatërrohet, nuk kemi nevojë për djegie – apelon profesori i bujqësisë (VIDEO)

NULL NULL
11.03.2025 09:15
Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova
Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova

Në tri ditët e fundit janë regjistruar mbi 290 raste të zjarreve në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të MPB-së.

Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, e cilëson këtë dukuri si “të kobshme dhe me fatalitet të madh”, duke theksuar se djegia e tokës sjell dëme të mëdha, përfshirë shkatërrimin e mikroorganizmave të rëndësishëm për zbërthimin e materieve organike, njofton Klankosova.tv.

“Janë fatkeqësi elementare që mund të shkaktohen edhe nga faktorë natyrorë, por në pjesën dërrmuese të rasteve, fajtor është dora e njeriut”,  tha Rusinovci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ai apeloi që të ndalet kjo praktikë e rrezikshme, duke theksuar se “nuk kemi nevojë për tokë të djegur”, por për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

Ndiqni intervisten e plotë. në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme