Shefi i NATO-s sot viziton Kosovën, pritet nga Osmani NULL NULL 11.03.2025 07:28 11.03.2025 07:28 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë. Ai do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin, takim ky që është planifikuar të mbahet nga ora 13:45. Bëhet e ditur se pas takimit, Osmani e Rutte do të mbajnë edhe konferencë për media, transmeton Klankosova.tv. Shefi i NATO-s, gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti nga ora 14:50.