Për tri ditë, afro 300 raste të zjarreve NULL NULL 10.03.2025 14:40 10.03.2025 14:40 Foto ilustruese Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz. Në tri ditët e fundit, ai shtoi se janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme. “Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste”, u shpreh ai, raporton KP, transmeton Klankosova.tv Këto raste, Metaj shtoi se vejnë në rrezik operacionalitetin e ekipeve. “Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat”, theksoi ai.