Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuka: Kosova i mori dy medalje në grupmoshat e reja në Antalia

NULL NULL
09.03.2025 17:45

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë të ditur se Kosova është duke korrur suksese edhe në grupmoshat e reja të xhudos.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dy vajza fituan medalje të bronzta në Antalia të Turqisë.

“Blerina Gashi kategoria 44 kg vajza nga Mitrovica dje fitoj medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë se në klubin e saj” Trepça” po punohet seriozisht!”

“Sot Enise Zijade 57 kilogramë poashtu fitoj medaljen e bronztë duke fituar 5 lufta e pësuar një humbje!”

“Vjen nga shkolla  e xhudos “ Ippon” në Pejë,ajo për medalje mposhti garuesen ruse dhe tregoi potencialin e saj premtues!”, ka thënë Kuka. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme