Liverpool e përmbys Southamptonin në “Anfield” NULL NULL 08.03.2025 18:38 08.03.2025 18:38 William Smallbone e zuri në befasi liderin e Premier Ligës, duke shënuar në fund të pjesës së parë. Megjithatë, Southampton nuk mundi ta menaxhojë aspak avantazhin e krijuar, pasi Liverpool e nisi vrullshëm përmbysjen. Darwin Nunez barazoi shifrat në 1-1, vetëm gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, njofton Klankosova.tv. Pa kaluar as dy minuta, i njejti futbollist fitoi 11 metërsh, pasi u pengua në zonën e kundërshtarit. Penalltinë në gol e konkretizoi “i përhershmi”, Mohamed Salah! Sërish sulmuesi nga Egjipti realizoi gol, për ta vendosur rezultatin përfundimtar 3-1. Pas këtij triumfi, “The Reds” afrohen edhe më shumë drejt qëllimit të tyre sezonal, për t’u shpallur për të 20-ën herë kampion në Angli, raporton Klankosova.tv. Në ndeshjet tjera ndërkaq, Manchester City humbi 1-0 në udhëtim te Nottingham Forest, Brighton fitoi 2-1 kundër Fulham dhe Crystal Palace e mundi Ipswichin 1-0.