Roma në sekondat e fundit e përmbys Bilbaon NULL NULL 06.03.2025 23:10 06.03.2025 23:10 Një ndeshje e ‘çmendur’ u zhvillua në “Olimpico” të kryeqendrës italiane. Roma ka arritur që ta përmbys Athletic Bilbaon, me golin e uzbekut, Eldor Shomurodov, krejt në sekondat e fundit të takimit. Ky duel i vlefshëm për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, në 45 minutat e para nuk prodhoi asnjë gol, njofton Klankosova.tv. Me të filluar e dyta, pa kaluar as pesë minuta të plota, ganezi Inaki Williams, i kaloi mysafirët në avantazh. Por rezulatin ndaj skuadrës nga Spanja, e barazoi pikërish një spanjoll. Gjashtë minuta pas disavantazhin, Angelino e riktheu barazpeshën në këtë ballafaqim. Baskët ngelën me një lojtar më pak kah fundi i ndeshjes, kur Yeray Alvarez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të, raporton Klankosova.tv. Kjo bëri që romakët ta rrisin presionin në zonën e kundërshtarit, në kërkim të golit të fitores. Atë e gjetën vetëm pak para se gjyqtari, Sandro Schärer, të jepte sinjalin e përfundimit të kësaj përballjeje. Se kush do të kualifikohet në çerekfinale, mbetet të kuptohet pas aktit të dytë, i cili zhvillohet të enjten e ardhshme në Spanjë.