Gjashtë të lënduar nga një aksident në dalje të Leposaviqit NULL NULL 05.03.2025 17:14 05.03.2025 17:14 Aksident, foto ilustruese Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Leposaviqit, në fshatin Kamen. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Petrit Fejza,shef i operativës rajonale nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut. “Rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident mes dy veturave, njëra prej tyre ishte me targa të Serbisë e tjetra me targa të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Fejza. Të njëjtit persona janë dërguar për tretman mjekësor, dhe njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Klankosova.tv