Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person që tentoi t’iu ikë policisë, iu gjetën cigare në veturë

NULL NULL
04.03.2025 19:07

Më 03.03.2025, rreth orës 19:20, patrulla kufitare e Policisë së Kosovës (SPMK Radavc) ka ndaluar automjetin Landrover me targa vendore, i drejtuar nga i dyshuari me iniciale (L.D.), i cili nuk kishte respektuar shenjat për ndalës dhe kishte refuzuar urdhrat e policisë.

Siç thuhet në njoftim, pas përdorimit të forcës së nevojshme për arrestim, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 paketa cigare X 50 shtega, të markave të ndryshme, përfshirë Trokadero, Rothmans, Ivy dhe King.

“Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar ëer procedura të metejme, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë pas konsultimit me prokurorinë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme