Bërnabiq kërkon që parlamenti të rifillojë punën pas trazirave të shkaktuara nga opozita (VIDEO) NULL NULL 04.03.2025 12:03 04.03.2025 12:03 Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, u bëri thirrje deputetëve që të vazhdojnë punën pasi deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallën e parlamentit. Trazirat shpërthyen kur deputetët e opozitës, pasi miratuan rendin e ditës, u drejtuan drejt Bërnabiqit, por sigurimi i pengoi të afroheshin tek ajo. Më pas, deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallë, i cili u ndje në hollin e Kuvendit. Ata poa shtu shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngritet që regjimi të bie”, si dhe flamuj serbë. Gjatë trazirave aty, raportohet se deputetja Jasmina Obradoviq u lëndua dhe ekipi i ambulancës shkoi në vendngjarje. “Dëshiroj t’i informoj të gjithë deputetët se kolegia juaj, deputetja Jasmina Obradoviq, të cilës i hodhët shok bombë, po lufton me jetën”, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, raporton Blic.rs, transmeton Klan Kosova. Ja si nisi incidenti: