Djali sulmon fizikisht babanë në Graçanicë NULL NULL 04.03.2025 10:19 04.03.2025 10:19 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një burrë raporton se djali i tij, me probleme të shëndetit mendor dhe nën ndikim të alkoolit, e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i sëmur mental dhe nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht. I dyshuari gjendet në arrati, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin e policisë.