Dokumentari për Klan Kosovën shfaqet në Ukrainë NULL NULL 03.03.2016 11:29 03.03.2016 11:29 Sonte në orën 19.00 në programin publik të shkollës dhe festivalit të arkitekturës “CanAction” në Kiev të Ukrainës do të shfaqet filmi dokumentar me regji te Bujar Berisha-s “N’shpi t’re” i cili për temë kryesore ka objektin e renovuar të Klan Kosovës nga Ark dhe arkitekti Astrit Nixha e që është realizuar duke përdorur principet e qëndrushme në arkitekturë. Bëhet e ditur se pas shfaqjes së dokumentarit publiku do të ketë mundësinë për t`i parashtruar pyetje arkitektit rreth projektit, konceptit të tij të qëndrushmërisë si dhe për ripërdorimin e materialeve ekzistuese. Shfaqja e këtij dokumentari është mundësuar nga Fondacioni Kosovar i Arkitektures falë bashkëpunimit të KAF-it dhe festivalit CanAction në platformën pan-evropjane Future Architecture Platform, njofton Klan Kosova. “N`shpi t`re” i realizuar me rastin e 7 vjetorit të themelimit të Klan Kosovës shfaq etapat e transformimit vizual dhe përmbajtësor të televizonit.