Gjendet e vdekur ylli i ”Gossip Girl”, Michelle Trachtenberg NULL NULL 26.02.2025 21:37 26.02.2025 21:37 Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare. Sipas burimeve të New York Post, ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj rreth orës 8:00 të mëngjesit të mërkurën, në kompleksin luksoz ”One Columbus Place” në Manhattan, transmeton klankosova.tv. Trachtenberg kishte kaluar një transplant të mëlçisë dhe sipas burimeve të NYP, vdekja e saj ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrore. Policia e New Yorkut ka konfirmuar se ajo u gjet pa ndjenja dhe është shpallur e vdekur nga punonjësit e emergjencës. Vdekja e saj nuk është konsideruar e dyshimtë dhe mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare. Sipas burimeve të New York Post, ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj rreth orës 8:00 të mëngjesit të mërkurën, në kompleksin luksoz ”One Columbus Place” në Manhattan, transmeton klankosova.tv. Trachtenberg kishte kaluar një transplant të mëlçisë dhe sipas burimeve të NYP, vdekja e saj ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrore. Policia e New Yorkut ka konfirmuar se ajo u gjet pa ndjenja dhe është shpallur e vdekur nga punonjësit e emergjencës. Vdekja e saj nuk është konsideruar e dyshimtë dhe mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.