Hyseni e qytetarë të tjerë bëjnë homazhe në nder të 25-vjetorit të dëshmorëve të UÇPMB-së NULL NULL 26.02.2025 13:22 26.02.2025 13:22 Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me një numër të madh të qytetarëve kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan. Hyseni me qytetarë, homazhet i bënë në nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së. Kujtojmë se 25 vjet më parë, më 25 janar, UÇPMB-ja nisi përpjekjet e saj për liri, duke u bërë kështu dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre.