Incidenti në ndeshjen Liria-Vëllaznimi, tre persona në pranga (VIDEO) NULL NULL 24.02.2025 09:58 24.02.2025 09:58 Tre persona janë ndaluar nga policia në lidhje me incidentin që ndodhi dje në Prizren, pas ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit. Pas përfundimit të ndeshjes, situata eskaloi kur tifozëritë e të dyja skuadrave hynë në fushë, duke shkaktuar përleshje, njofton Klankosova.tv. Incidenti ndodhi në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën. Fillimisht u raportua për dy persona të lënduar, por më vonë njëri prej tyre deklaroi se ishte vetëlënduar, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: