Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagon për herë të parë Ajola Xoxa: Nuk jam pronare e “Harabel”

NULL NULL
22.02.2025 16:03

Bashkëshortja e Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka reaguar për dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Në reagimin e saj, Xoxa ka potencuar se nuk është pronare e “Harabel”.

Sipas Xoxës, ajo është pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate jo-fitimprurës, teksa shton se “Harabel” nuk gjeneron të ardhura. Xoxa shprehet se është paguar vetëm në rastin e organizimit të 3 eventeve me këtë organizatë.

Më tej, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt thekson se nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës, teksa kërkon që të nxirret të paktën një provë që provon të kundërtën.

“Një sqarim tjetër mbi “Harabelin”, që për disa paska qenë një grabitqar i madh. Së pari, Harabel Contemporary nuk është një shoqëri tregtare (kompani), por është një Organizate Jo-Fitimprurëse (OJF). Kjo, në bazë të ligjit shqiptar, do të thotë se Harabeli NUK ka pronarë dhe NUK gjeneron fitim dhe nëse në fund të vitit financiar në llogarinë e një OJF-je mbeten të holla, ato NUK shpërndahen dhe as transferohen, por mbeten në arkën e organizatës dhe përdoren për projektet e saj në vitet pasardhëse”, shkroi ajo.

Tutje, ajo shtoi:” Dhe jo, Harabel nuk ka marrë KURRE, ASNJE FOND nga Bashkia e Tiranës! E lexuat mirë dhe unë kësaj deklarate i dal për zot dhe sfidoj çdo baltosës publik timin të më nxjerrë një provë të vetme për të kundërtën. Provë, jo thashetheme tavolinash e portalesh nga dosja e akuzuesve të mi, e cila ka përmasa të frikshme tendencioziteti dhe çudirash juridike”.

Xoxa theksoi se kush nuk beson, do të besojnë kur të vuloset pafajësia e saj.

lajme të ngjashme