Unitedi ia nxjerr 1 pikë Evertonit NULL NULL 22.02.2025 15:43 22.02.2025 15:43 Everton vs United, 22 shkurt, 2025. Foto: Profimedia Skuadra e Mancheseter Unitedit ka arritur të mbyllë ndeshjen në Goodison Park me barazim 2-2. Nëse shikohet thjesht rezultati, mund të mendohet se ndeshja ka qenë e baraspeshuar. Mirëpo, jo nëse i pyet “Djajtë e kuq”. Evertoni arriti të shënojë dy herë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-0. Dhe ky rezultat mbeti i tillë deri në minutën e 72-të kur Fernandes nga një gjuajtje e lirë, shënoi për 2-1. 8 minuta më pas, edhe Ugarte arriti të tundte rrjetën kundërshtare, për të barazuar shifrat në 2-2. Nga ky moment, Unitedi u duk skuadër më e rrezikshme, duke krijuar disa raste shënimi. Megjithatë, deri në fund nuk ndryshoi asgjë, ndonëse Evertoni pati disa minuta shprese, kur po verifikohej një mundësi penalltie. Mirëpo në rishikim në VAR, u konstatua se s’bëhet llaf për një 11 metërsh. Kështu, Unitedi zë vendin e 15 në tabelë me 30 pikë nga 26 xhiro, kurse Evertoni që duket se ka marrë veten që nga ardhja e David Moyes në drejtimin e klubit, gjendet në vendin e 12-të me 1 pikë më shumë se “Djajtë e kuq”