Ndryshime ekstreme – Çmimet e biletave të Beyonce ‘Cowboy Carter’ arrijnë deri në 1 mijë dollarë NULL NULL 14.02.2025 17:16 14.02.2025 17:16 Fansat e Beyonce kanë nxjerrë në pah ndryshimin ekstrem të çmimit të biletave për koncertin e Beyonce. Superfansat të cilët u kyçën paraprakisht në ueb-in ku shiten biletat vërejtën një ndryshim masiv në çmim. Një fans i verifikuar gjatë para-shitjes së BeyHive ka paguar biletën 595 euro dhe tarifat prej 226 eurosh, me çmim total 1 mijë e 417 euro. Kurse një klient i Verizon gjatë para-shitjes pagoi 398 euro për biletë 55 euro parking dhe tarifat 100 euro, shkruan DigitalMusic, transmeton Klankosova.tv Por pse koncertet janë kaq të kushtueshme? Eksperti i biletave Tim Chambers thotë se shpenzimet e turneut kanë shpërthyer gjatë dy viteve të fundit. Kostoja e karburantit, akomodimit dhe vizave të punës janë rritur të gjitha. Ndërkaq, Beyonce gjithashtu punësoi 304 njerëz për turneun e saj të ardhshëm.