Vetaksident në Gllarevë të Klinës, një person dërgohet në QKUK NULL NULL 13.02.2025 08:46 13.02.2025 08:46 FOTO ILUSTRUESE. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në fshatin Gllarevë të Klinës. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. “Më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor”, tha Rugova. “Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, theksoi ai.