Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atalanta gati për sfidën në Brugge, Gjimshiti i padiskutueshëm në formacion

NULL NULL
12.02.2025 18:31

Atalanta për pak minuta e nis ndeshjen ndaj Club Brugge, e vlefshme për 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Bergamo e ka publikuar formacionin me të cilin ka vendosur trajneri Gasperini ta fillojë këtë sfidë.

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, mbetet i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes të ekipit italian, raporton Klankosova.tv.

Rui Patricio do ta mbrojë portën e bergamezëve, të cilët janë rreshtuar 3-4-1-2.

Krahas Gjimshitit, mbrojtja kompletohet me Posch dhe Hien, derisa mesfusha është e ngjeshur me Bellanovan, kapitenin De Roon, Ederson e Zappacosta.

Para tyre dhe prapa sulmit gjendet Pasalic, kurse dyshja ofanzive përbëhet nga De Ketelaere dhe bomberi Retegui.

Brugge – Atalanta fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

lajme të ngjashme